Lidhje

Shqipëri: Shtohen rastet e prekjes me gripin H1N1


Në Shqipëri vetëm në 10 ditëshin e fundit janë njoftuar 20 raste të reja me gripin H1N1 ndërsa autoritetet e shëndetësisë konfirmuan sot qarkullimin e virusit në një shkollë të ciklit të ulët.

Sipas drejtorit të Institut të Shëndetit Publik, dy ditët ditët e fundit janë vërejtur grumbullime me raste të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes në disa shkolla në Mat dhe Tiranë. Ai nuk përjashtoi edhe mundësinë e mbylljes së ndonjërës prej tyre.

Shtimi i rasteve me gripin H1N1 koincidon me uljen e temperaturave dhe sezonin normal të shfaqjes së gripit.

Autoritetet kanë siguruar se brenda muajit në Shqipëri do të mbërrijnë vaksinat kundër gripit H1N1 ndërkohë që bëjnë thirrje popullatës të bëjë vaksinën për mbrojtjen ndaj gripit sezonal.

Që prej fillimit të kësaj jave ka nisur dhe funskionimi i laboratorit i cili mundëson bërjen në kohë reale të analizave për gripin H1N1. //ii

XS
SM
MD
LG