Lidhje

Jepen çmimet CMA


Në Shtetet e Bashkuara u zhvillua mbrëmë ceremonia e 43-të vjetore e çmimeve të muzikës Kantri në Neshvill të shtetit Tenesi.

19 vjeçarja Tejlor Suift u bë këngëtarja më e re në 10 vjet që nderohet me Çmimin vjetor të Shoqatës së Muzikës Kantri. Suift fitoi edhe çmimin për albumin më të mirë të vitit për këngëtaret, atë me titull "Fearless" dhe çmin videoja e vitit prë këngën "Love Story".

Darius Rakër po ashtu hyri në histori si këngëtari i parë afrikano-amerikan që fiton çmimin artisti i ri më i mirë i vitit.

XS
SM
MD
LG