Lidhje

Plani i presidentit Obama për të luftuar papunësinë



Presidenti Barak Obama tha se muajin e ardhshëm do të zhvillojë një takim të nivelit të lartë për të luftuar papunësinë, e cila në tetor arriti nivelin më të lartë të 26 vjetëve të fundit.

Presidenti Obama tha sot se ai do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë drejtues ekzekutivë, drejtues sindikatash, pronarë biznesesh të vogla dhe ekspertë të ekonomisë për të diskutuar mbi tregun e punës.

Presidenti e quajti “një sinjal shpresëdhënës”, raportin e fundit që tregon se ritmi i humbjes së vendeve të punës po ngadalësohet.

Shifrat e reja që dolën sot, tregojnë se numri javor i personave që regjistrohen si të papunë është ulur në nivelin më të ulët që nga janari.

Presidenti Obama theksoi se megjithatë miliona amerikanë janë ende në kërkim të punës dhe shtoi se hezitimi i firmave për të marrë punëtorë të rinj në punë mbetet një nga sfidat kryesore të administratës së tij.

XS
SM
MD
LG