Lidhje

Ambasadori Uidhërs, thirrje partive politike për kompromis


Në Tiranë, ambasadori amerikan Xhohn Uidhërs u beri sot thirrje partive të gjejnë një zgjidhje për situatën politike të krijuar në vend pas bojkotimit të parlamentit nga opozita. Zoti Uidhers tha se rruga me e mire do te ishte dialogu mes aktorëve politikë për të arritur një lloj kompromisi. Ai shtoi se mosprania e opozitës në parlament nuk është në të mirën e vendit por vazhdoi më tej, se është me rëndësi jetësore që këtë ta zgjidhë udhëheqja politike shqiptare. Ambsadori amerikan dhe përfaqësuesit e trojkës europiane u takuan sot në mesditë me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.

XS
SM
MD
LG