Lidhje

Programi Botëror i Ushqimit: Mbi 1 miliardë të uritur në botë


Programi Botëror i Ushqimit tha se për herë të parë në histori numri i të uriturve në botë do të kalojë një miliardë njerëz këtë vit.

Numri i madh i njerëzve që përballen me pasiguri ushqimore ka bërë që për herë të parë organizata e OKB-së t'u bëjë thirrje për ndihmë individëve.

Programi i OKB-së filloi sot në Internet fushatën Miliarda për një Miliardë për t'u kërkuar një miliardë njerëzve që jetojnë në botën e zhvilluar të dhurojnë një dollarë në javë.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës Josette Sheeran tha se një mbështetje e vogël mund të ndihmojë në transformimin e jetës së shumë njerzve.

Ajo tha se qeveritë donatore kanë ndihmuar programin në të kaluarën por nga to nuk pritet shumë për shkak të krizës ekonomike.

Zonja Sheeran i bëri komentet para takimit të nivelit të lartë të Programit Botëror të Ushqimit që fillon të hënën në Romë. //mm//


XS
SM
MD
LG