Lidhje

Vendet e Azi - Paqësorit  bëjnë thirrje për bashkëpunim


Udhëheqësit e Azi-Paqësorit, që po takohen në Singapor, bënë thirrje për më shumë bashkëpunim në përpjekjet për mëkëmbjen ekonomike globale.

Ata paralajmëruan kundër tërheqjes së shpejtë të stimujve ekonomikë.

Presidenti rus Dmitri Medvedev bëri thirrje për bashkëpunim më të gjerë ndërkombëtar për të kaluar krizën globale dhe për të arritur zhvillim të qëndrueshëm.

Kryeministri australian Kevin Rud propozoi krijimin e një komuniteti të Azi-Paqësorit sipas stilit të Bashkimit Evropian.

Presidenti kinez Hu Jintao tha se hapja e tregjeve ndërkombëtare dhe zbutja e proteksionizmit do të ndihmonin në rimëkëmbjen ekonomike.

Presidenti meksikan Filip Kalderon veçoi Uashingtonin për ngurtësimin e tregëtisë së lirë. Presidenti rus Dmitri Medvedev bëri komente të ngjashme. //mm//

XS
SM
MD
LG