Lidhje

Sot, 20 vjetori i traktatit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve


Në selinë e OKB-së n Nju Jork dhe anmebanë botës u mbajtën sot aktivitete për 20 vjetorin e traktatit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në botë.

Në Nju Jork, UNICEF-i ( Fondacioni pranë OKB-së për Fëmijët), mblodhi së bashku disa përfaqësues të qeverive, të shoqatave civile dhe të rinj nga e gjithë bota, për një program special në ndikimin e Konventës së të drejtave të fëmijëve, e përshtatur nga asambleja e përgjithshme e OKB-së në vitin 1989.

Në një raport të publikuar ditën e djeshme, UNICEf thotë se traktati ka ulur 28% vdekshmërinë e fëmijëve nën 5 vjeç. Më shumë se 70 vende kanë përdorur këtë traktat për të miratuar ligjin kundër punës së fëmijëve dhe rekrutimit të tyre në ushtri.

Por pavarësisht këtyre avantazheve, agjencia thotë se afërsisht 200 milion fëmijë anembanë botës janë të paushqyer në mënyrë kronike, ndërsa qindra miliona të tjetrë janë objekte të dhunës .

XS
SM
MD
LG