Lidhje

42 të vdekur nga shpërthimi i gazit në një minierë në Kinë


Numri i të vdekurve nga një shpërthim gazi në një minierë në verilindje të Kinës shkoi 42 ndërkohë që 66 punonjës mbeten të bllokuar.

Administrata për Sigurinë e Punëtorëve tha se më shumë se 500 vetë po punonin në minierën Xinxing në provincën Heilo – Gjiang në kohën e shpërthimit.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për minatorët e bllokuar.

Aksidentet janë të shpeshta në minierat e qymyrgurit në Kinë. Sipas statistikave zyrtare më shumë se 3 mijë minatorë gjetën vdekjen vitin e kaluar. Shoqatat vëzhguese thonë se numri mund të jetë shumë më i lartë. (ze)

XS
SM
MD
LG