Lidhje

Të akuzuarit për sulmet e 11 shtatorit, do të deklarojnë se janë të pafajshëm


Avokati i njërit prej pesë personave që do të gjykohen për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, thotë se të dyshuarit do të deklarojnë se janë të pafajshëm dhe do ta përdorin gjyqin si platformë për të shprehur pikëpamjet e tyre politike.

Avokati Skot Fenstermaker thotë se klienti i tij, Ali Abd al-Aziz Ali dhe katër burra të tjera nuk do të mohojnë rolin e tyre në sulmet që vranë 3 mijë njerëz por do t’i shpjegojnë jurisë se pse i kryen sulmet.

Avokati Fenstermaket u takua me Aliun javën e kaluar në burgun e Gjirit Guantanamo të Kubës.

Ali është nipi i organizatorit të sulmeve Khalid Sheik Mohammed.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi në fillim të muajit se pesë persona përfshi Mohamedin dhe Aliun do të gjykohen në një gjykatë civile federale në Nju Jork, jo shumë larg vendit ku ndodheshin dikur kullat e Qendrës Botërore të Tregëtisë. //mm//

XS
SM
MD
LG