Lidhje

Kryeministri indian fillon një vizitë shtetërore në SHBA


Kryeministri indian Manmohan Singh ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë shtetërore katër ditore gjatë së cilës do të diskutohet për luftën në Afganistan, ekstremizmin në Pakistan dhe bashkëpunimi bërthamor civil mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë.

Zoti Singh pritet të flasë sot para udhëheqësve amerikanë të biznesit në Dhomën amerikane të tregëtisë, para takimit me Presidentin Obama nesër.

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për shqetësimet e Nju Delhit se lufta në Afganistan mund të destabilizojë më tej fqinjin e Indisë, Pakistanin. Zoti Singh thotë se do t'i bëjë thirrje administratës së Presidentit Obama që të shtojë presionin ndaj Pakistanit që të bëjë më shumë përpjekje për të kontrollouar ekstremistët islamikë.

Kryeministri indian thotë se shpreson gjithashtu që të bindë udhëheqësit amerikanë që të lejojnë zgjerimin e transferimit të teknologjisë bërthamore jo-ushtarake dhe të bashkëpunojë më shumë për gjetjen e zgjidhjeve për energjinë e pastër. //kk//

XS
SM
MD
LG