Lidhje

Presidenti Obama pret homologun indian Singh


Presidenti amerikan Barak Obama vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe me Indinë, dhe tha se ka pranuar ftesën për të vizituar Indinë vitin e ardhshëm. Zoti Obama priti kryeministrin indian Manmohan Singh sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së parë shtetërore të presidencës së tij.

Në ceremoninë e pritjes, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe India kanë bërë përparim në bisedimet për të përballuar sfidat globale, përfshirë terrorizmin, ndryshimet klimatike, urinë dhe varfërinë, si dhe parandalimin e përhapjes së armëve më vdekjeprurëse në botë. Ai tha se të dy vendet mund të bashkëpunojnë së bashku për rimëkëmbjen ekonomike dhe për krijimin e vendeve të punës si për amerikanët, edhe për indianët.

Të dy udhëheqësit po ashtu u zotuan ta thellojnë bashkëpunimin për çështjen bërthamore dhe programet e hapësirës dhe ranë dakord për zbatimin e plotë të një marrëveshjeje ekzistuese për energjinë bërthamore për qëllime civile.

India i ka akuzuar anëtarët e ushtrisë pakistaneze për lidhje me sulme terroriste jashtë vendit, mes vendeve të tjera edhe në Indi dhe se nuk kanë bërë sa duhet për të mos i lejuar ekstremistët të operojnë nga Pakistani. Por zoti Obama po ashtu foli për synimin e arritjes së paqes dhe sigurisë në mbarë rajonin. Ai shtoi se Pakistani ka bërë një farë përparimi në qëndrimin ndaj ekstremistëve.


//rd//

XS
SM
MD
LG