Lidhje

Presidenti Obama uron shqiptarët për ditën e pavaresisë



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama dërgoi sot urimet me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor.

“I dërgoj urimet më të ngrohta të gjithë atyre që do të festojnë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, të shtunën”, shprehej presidenti në një deklaratë.

Këtu në Amerikë, vazhdonte deklarata, ata që e kanë origjinën shqiptare janë një pjesë e rëndësishme e këtij vendi.

Presidenti Obama thotë se shpreson që miqësia mes dy vendeve dhe lidhjet e forta të vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG