Lidhje

Zv/kryeministri Meta për vizitë dyditore në Kosovë


Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, tha sot në fillim të një vizite dyditëshe në Kosovës se pavarësia e shtetit të ri është në interes edhe të gjithë rajonit dhe te ardhmes së tij evropiane. Ai tha se në kuadër të angazhimit për fqinjësi të mirë, Shqipëria është e interesuar të ketë marrëdhënie sa më të mira edhe me Serbinë, duke shprehur bindjen se në të ardhmen edhe vetë Beogradi do të japë ndihmesën e tij për një politikë sa më realiste ndaj Kosovës.

XS
SM
MD
LG