Lidhje

Thellohet përplasja mes qeverisë dhe opozitës


Në Shqipëri përballja mes shumicës dhe opozitës po thellohet dita ditës. Ajo është zgjeruar në akuzat e ndërsjella për korrupsion.

Kryetari socialist Edi Rama duke reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit tha sot se ai duhet të shkulë dhëmbët e dhëmballët e korrupsionit Brenda qeverisë së tij.

Ndërsa kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë kërkoi anulimin e një akti shitjeje të një sipërfaqe në qendër të Tiranës i cili sipas tij ishte përvetësuar nga kryebashkiaku socialist i kryeqytetit.

XS
SM
MD
LG