Lidhje

Rasmusen, thirrje NATOS për më shumë trupa në Afganistan


Sekretari i Përgjithshëm i Natos thotë se vendet anëtare të Aleancës duhet të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar më shumë trupa në Afganistan.

Anders Fogh Rasmusen u tha gazetarëve sot në Berlin se ka rëndësi kritike që njoftimi i Shteteve të Bashkuara për shtim trupash të pasohet nga njoftime të ngjashme nga aleatët e Amerikës në Nato.

Zoti Rasmusen thotë se është në kontakt me anëtarët e Natos dhe po u bën thirrje të dërgojnë më shumë trupa.

Ai i bëri komentet pas bisedimeve me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Barak Obama do të njoftojë javën e ardhshme strategjinë e shumë-pritur për Afganistanin, në një fjalim në Akademinë Ushtarake në West Point të Nju Jorkut.

Njoftimet bëjnë të ditur se ka gjasa që zoti Obama të kërkojë dislokimin e të paktën 30 mijë trupave të tjerë amerikanë.

Aktualisht në Afganistan ka 68 mijë trupa amerikane.

XS
SM
MD
LG