Lidhje

Obama gati për të shpallur strategjinë për Afganistanin


Presidenti Barak Obama do të njoftojë javën e ardhshme strategjinë e shumë-pritur për Afganistanin.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti do të paraqesë të martën planet në një fjalim në Akademinë Ushtarake në West Point të Nju Jorkut.

Njoftimet bëjnë të ditur se ka gjasa që zoti Obama të kërkojë dislokimin e të paktën 30 mijë trupave të tjerë amerikanë.

Në një mesazh të vendosur në një faqe elektronike të talebanëve, udhëheqësi taleban Mullah Omar tha se militantët do t’i mposhtin trupat ndërkombëtare, pavarësisht nga numri i forcave që dërgohen.

Aktualisht në Afganistan ka 68 mijë trupa amerikane.

Në zhvillime të tjera, Natoja thotë se trupat e saj po ndihmojnë përpjekjet në kërkim të një helikopteri transporti që figuron i zhdukur.

XS
SM
MD
LG