Lidhje

Qëllohen për vdekje katër policë në shtetin Uashington në veriperëndim të Amerikës


Zyrtarët në shtetin veriperindimor amerikan të Uashingtonit thonë se katër punonjës policie janë qëlluar për vdekje në një pritë në një kafene. Policia thotë se një burrë i armatosur u fut në kafenenë që ndodhet jo larg qytetit Takoma dhe qëlloi katër policët ndërkohë që ata po punon në kopjuterat e tyre. Një zëdhënës i policisë tha se duket se sulmi ndaj policëve ishte i qëllimshëm. Ndërkohë po vazhdojnë operacionet e kërkimit për autorin e sulmit. Kafeneja ndodhet në afërsi të një baze amerikane ajrore. Ende ka paqartësi rreth motivit të vrasjeve. //kh//

XS
SM
MD
LG