Lidhje

GJND fillon nesër seancat dëgjimore për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, fillon nesër seancat dëgjimore në kuadër të procesit të shqyrtimit të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Prishtina, Beogradi dhe shtetet e interesuara do të kenë mundësi që për 13 ditë me radhë të paraqesin argumentet e tyre për dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Procesi i cili ka pasuar kërkesën e Serbisë që nuk pajtohet me pavarësinë e shtetit të ri, pritet të zgjasë deri në pranverën e vitit që vjen, ndërsa opinioni i Gjykatës nuk është detyrues ndaj asnjërës palë.



XS
SM
MD
LG