Lidhje

Senati amerikan fillon debatin për reformën e kujdesit shëndetësor


Senati amerikan fillon sot debatin mbi reformën e kujdesit shëndetësor, pak më shumë se një javë pasi senatorët demokratë u bashkuan për ta miratuar projekt-ligjin pas kapërcimit të një pengesë kryesore proceduriale.

Ligjvënësit po përgatiten për një debat të vështirë.

Në një takim të rrallë të shtunën, më 21 nëntor, Senati miratoi me 60 vota pro dhe 39 kundër për të filluar debatin mbi projekt-ligjin e hartuar nga shumica demokrate, por i kundërshtuar nga republikanët.

Të 58-të Senatorët demokratë dhe dy senatorë të pavarur votuan për të avancuar projekt-ligjin. Një senator republikan nuk ishte i pranishëm për të votuar.

Projekt-ligji ka për qëllim të zgjerojnë mbulimin e kujdesit shëndetësor për miliona njerëz të pasiguruar, për të parandaluar kompanitë e sigurimeve mohimin e këtij kujdesi dhe për të kufizuar rritjen e shpenzimeve për kujdesin mjekësor. //kk//

XS
SM
MD
LG