Lidhje

Çifti i paftuar në Shtëpinë e Bardhë mohon akuzat


Një çift amerikan që u fut pa ftesë në darkën shtetërore të Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar i mohoi sot akuzat se ishin miq të paftuar.

Tarek Salahi dhe e shoqja, Michaele, thanë në një intervisë për rrjetin NBC se kanë marrë email-e që tregojnë se ishin të ftuar në darkën e Shtëpisë së Bardhë. Por çifti nuk pranoi të tregonte kopie të email-it apo të thoshte se kush i kishte ftuar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs i hodhi poshtë pretendimet e çiftit, duke thënë se zotit dhe zonjës Salahi u ishte thënë disa herë para darkës se nuk ishin të ftuar.

Çifti thotë se po bashkëpunon me Shërbimin Sekret që mbron Presidentin, në hetimet që janë hapur lidhur me incidentin.

XS
SM
MD
LG