Lidhje

CD me zërin e Papa Benediktit


Një disk i ri me zërin e Papës që shoqëron disa këngë ka dalë në qarkullim në tregjet e botës. Kopjet e diskut zbukuruan vitrinat e dyqaneve në rrugën që çon në Bazilikatën e Shën Pjetrit.

Papa Benedikti këndon dhe lutet dhe këto tinguj kombinohen me një përzierje muzike moderne dhe këngë të lashta kishtare në albumin e ri. Albumi i titulluar "Alma mater: Muzikë nga Vatikani" përfshin tetë pjesë origjinale muzike bashkëkohore, të gërshetuara me këngë fetare dhe zërin e Papës. Benedikti këndon një himn dhe i drejton lutje Shën Mërisë në gjuhë të ndryshme, përfshirë në italisht, frengjisht dhe latinisht.

Nëpër dyqane nuk pati dyndje për diskun, por pronarët shpresojnë që ai të kthehet në një dhuratë të preferuar për Krishtlindjet. Kompania e inçizimeve Geffen, që e nxorri albumin, thotë se një pjesë e të ardhurave do të përdoret për të financuar arsimin muzikor për fëmijë të varfër në gjithë botën. Në albumin prej 49 minutash, ka 10 minuta me zërin e Papës. Benedikti shoqërohet nga Kori i Akademisë Filarmonike të Romës, inçizuar në Bazilikatën e Shën Pjetrit dhe Orkestra Filarmonike Mbretërore që i bëri inçizimet në Londër.

XS
SM
MD
LG