Lidhje

Presidenti Tadiç, fajtor për përdorim të alkoolit


Presidenti serb, Boris Tadiç, doli para gjykatësit dhe pranoi fajësinë nën akuzat për konsumim alkoholi në një stadium lokal. Zoti Tadiç u paraqit sot në një gjykatë të Beogradit.

Zoti Tadiç tha se nuk ishte në dijeni se po shkelte ligjin kur ai dhe zyrtarë të tjerë pinë shampanjë në një dolli për ekipin kombçëtar të futbollit pasi ai u kualifikua për në kampjonatin botëror të futbollit për vitin e ardhshëm. Dollia u ngrit pasi fitores së ekipit serb kundër Rumanisë më 10 tetor.

Ligji serb ndalon konsumimin e alkoholit gjatë ndeshjeve dhe pas tyre dhe synon të parandalojë huliganizmin.

Presidenti dhe disa zyrtarë të tjerë të akuzuar për këtë shkelje do të njoftohen me postë për dënimin që do t’u jepet. Pritet që dënimet të kapin shumën mes 450 deri në 750 dollarë.

XS
SM
MD
LG