Lidhje

Ministri grek i financave përpiqet të qetësojë investitorët


Ministri grek i financave u përpoq të sigurojë investitorët e shqetësuar rreth borxhit në rritje të qeverisë, duke thënë se frika për mospagimin e tij është “ krejtësisht e pathemeltë”.

Jorgos Papakonstandini tha sot se qeveria e tij do të shkurtojë deficitin e madh të buxhetit përmes reformave të tilla, si shtimin e taksave, dhe pakësimi i shpenzimeve publike.

Ai tha se qeveria socialiste që erdhi në fuqi në muajin tetor shpreson që reformat të rikthejnë besueshmërinë në tregjet financiare. Zoti Papakostandini i bëri komentet në Bruksel, ku po merr pjesë në një takim me ministrat e financave të BE-së.

Greqia u alarmua në fillimin e këtij viti, kur u parashikua që deficiti buxhetor i vitit 2009 do të kapte 12.7 % të prodhimit të brendshëm bruto, një shifër shumë më e lartë nga maksimumi i lejuar 3%, i përcaktuar nga rregullorjae e BE-së për buxhetin.

Qeveria greke është përballur me një rritje të kostos së bonove të thesarit, që u pasqyrua në shqetësimin e investitorëve për thellimin e borxhit të Greqisë. //ii

XS
SM
MD
LG