Lidhje

Afganistan, shtimi i trupave amerikane dhe infrastruktura


Shtimi i trupave amerikane në Afganistan, siç njoftoi mbrëmë Presidenti Obama, e çon kontigjentin e tyre në 100,000. Por infrastruktura për të mbështetur operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Afganistan është e mbingarkuar dhe përbën sfida serioze për këtë numër të madh trupash.

Në Afganistanin jugor, një ekip i forcave ajrore amerikane të transportit përgatitet të hedhë me parashutë furnizime për një njësi të marinës në tokë. Terreni shkëmbor, rrugët e këqia dhe sulmet e pareshtura të forcave të armikut, i detyrojnë strategët amerikanë të dëgojnë nga ajri shumicën e furnizimeve luftarake.

"Mungojnë linjat e komunikimit, struktura rugore për të prurë këtu sasitë e nevojshme të furnizimeve”.


Se si do të dërgohen furnizime tek trupat është vetëm një nga disa probleme logjistike që duhet të kenë parasysh strategët amerikanë, tani që 30 mijë trupa do t’i shtohen kontigjentit ekzistues në Afganistan. Pentagoni ka caktuar një shumë prej 1.4 miliardë dollarësh për ndërtime të reja në vend gjatë vitit 2010. Por shumë më tepër mund të jetë e nevojshme.

Sfidat logjistike janë të pranishme në bazën Bagram jashtë Kabulit. Kjo ish bazë sovjetike, është qendra kryesore e furnizimeve amerikane të luftës, e personelit dhe e mjekimeve. Gjeneral i forcave ajrore amerikane, Steve Kwast, është komandant i operacioneve ajrore të bazës.

"Ky objekt është qendra e operacioneve të drejtimit dhe sigurimit në Afganistan. Me këtë dua të them se gjithçka që hyn në Afganistan vjen nga ajri, nëse duhen furnizime të menjëherëshme”.

Terminalet e udhëtarëve dhe të transportit të mallrave janë të mbushura në kapacitet të plotë, thotë nënkoloneli Dan Krall, a nga strategët që punojnë nën komandën e gjeneralit Kwast.

"Çdo ditë ne trasportojmë rreth 4 mijë udhëtarë dhe 400 ton mallra”.

Infrastruktura mjeksore përbën një tjetër problem. Me shtimin e numrit të të plagosurve, spitali ushtarak në Bargam, më i madhi në Afganistan, po punon edhe jashtë orarit. Komandanti i spitalit, koloneli Joe Chozinski, thotë se rastt e urgjencës janë pësëfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

"Çdo muaj vizitojmë 3 deri në 4 mijë njerëz. Duke patur parasysh numrin e pacientëve, të operacioneve kirurgjike dhe sa kritike janë ato, ne barazohemi me qendrën që trajton pjesën më të madhe të traumave në gjithë Shtetet e Bashkura”.


Për t’iu përgjigjur kërkesës, spitali në Bagram ka shtuar një çadër për të sistemuar pacientët që dërgohen me avion në spitalet amerikane. Trupat shtesë do të kenë nevojë edhe për objekte të tjera dhe furnizimi i këtyre trupave do të kërkojnë shtimin e fluturimeve dhe depo të tjera. Ky është një fakt për të cilin Komanda Qendrore amerikane është më se e vetëdijshme, thotë nënkoloneli Krall. //ii

XS
SM
MD
LG