Lidhje

NATO: Më tepër se 20 vende do t'i shtojnë trupat në Afganistan


NATO thotë se më tepër se 20 vende kanë në plan ta shtojnë numrin e trupave në Afganistan, duke shprehur hapur dëshirën për ta mbështetur planin e ri të Presidentit Obama për dërgimin e 30 mijë trupave amerikane shtesë atje.

Zëdhënësi i NATO-s, James Apparthurai, tha se Kreu i Natos Anders Fogh Rasmussen parashikon që aleatët të dërgojnë 5 mijë trupa shtesë në Afganistan, por se këtij numri mund t’i shtohen edhe disa mijë të tjerë.

Zëdhënësi i bëri këto komente sot, ndërsa Ministrat e jashtëm të Natos ndodhen në Bruksel për bisedime dyditore mbi Afganistanin. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se Washingtoni pret një angazhim të fuqishëm me forca shtesë nga aleatët, si dhe fonde për konfliktin afgan.

Zonja Klinton nuk tha se sa trupa pritet qe të kontribuojnë aleatët. Por diplomatët thonë se Uashingtoni po i kërkon partnerëve ndërkombëtarë deri në 10 mijë trupa shtesë.
Turqia tha se po shqyrton dërgimin e më shumë trupave në Afganistan, jo luftarake, por për trajnimin e forcave afgane.//lk

XS
SM
MD
LG