Lidhje

Lirim me kusht për regjisorin Polanksi


Autoritetet zvicerane ndryshuan masën e ndalimit ndaj regjizorit të njohur Roman Polanski. Regjizori u lirua nga arresti kundrejt një garancie prej 4 presje 5 milionë dollarësh dhe do të vendoset në arrest shtëpie.

76 vjeçari Polanski do të qëndrojë në vilën e tij prej 1 mijë e 800 metrash katrore në alpet zvicerane. Polanski kërkohet në Shtetet e Bashkuara për krimin e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një të mitur 13 vjeçare në vitin 1977.

Veç shumës prej 4 presje 5 milionë dollarësh si garanci, përreth shtëpisë së tij do të vihet një sistem elektronik përgjimi. Prokurorët amerikanë kanë kërkuar ekstradimin e tij për të kryer dënimin që iu dha para 3 dekadash për përdhunim. Polanski u largua nga Shtetet e Bashskuara, para se t'i jepej dënimi dhe ishte shpallur në kërkim derisa u arrestua në Zyrih në muajin shtator.

XS
SM
MD
LG