Zyrtarë amerikanë dhe rusë thanë se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje që do të zëvendësojë traktatin për armët bërthamore, të cilit nesër i skadon afati.
Zyrtarët thanë se puna intensive në përgatitjen për nënshkrimin e traktatit, është drejt përfundimit. Negociatorët rusë dhe amerikanë në Gjenevë po punojnë për një marrëveshje për armët që do të zëvendësojë traktatin e Pakësimit të Armëve Srategjike, i njohur si START.
Traktati
i ri do t'i pakësojë më tej arsenalet e armëve bërthamore amerikane dhe
ruse, si dhe sistemet e nevojshme për nisjen e këtyre armëve.
Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti rus Dmitri Medvedev ranë
dakort në samitin e Moskës në korrik që të shkurtojnë numrin mbushjeve
bërthamore nga niveli ekzistues në 1,500 deri në 1,675 gjatë 7 viteve
të ardhshme në kuadrin e traktatit të ri. Marrëveshja e re duhet
ratifikuar nga Senati amerikan dhe Duma ruse përpara se të fillojë
zbatimi i saj.