Lidhje

Të rejat nga Hollivudi


Nga sot në kinematë amerikane shfaqet filmi “Brothers”, një film i cili bazohet në një dramë familjara, që ka lidhje me pjesmarrjen e individëve të saj në luftë. Aktorët kryesorë të këtij filmi, janë takuar me ish pjesmarrë në luftë apo familjarë të tyre për të dhënë një tablo sa më të vërtetë të familjeve që kanë probleme të tilla. Ndërkaq aktori dhe regjizori i madh Clint Easywood, është vlerësuar me çmim nga Muzeu i Imazhit Filmik.

Aktori dhe regjizori i njohur Clint Eastwood, është nderuar me çmimin e Muzeut të Imazhit filmik, për karrierën e tij të gjatë dhe të vlefshme në fushën kinematografike.

Clint Eastwood ka mëse 60 vjet në biznesin e filmit, duke punuar dhe si personazh në filma, por dhe si regjizor mbrapa kamerës.

I pyetur rreth karrierës së tij, Eastwood, thotë se ai e konsideron punën e tij gjatë këtyre viteve si priviligj.

“ Sepse- shpjegon artisti i madh-, përpara se të merresha ma aktrimin, unë shkoja në shkollë, mbas shkollës u mora me punë që nuk më pëlqenin e më pas nisa të merresha me kinametografi, me diçka që më pëlqente. Ky është privilegj në jetë”.

Stili dhe pamja e tij gjithnjë kanë qenë rrebele, që nga filmat “ I miri, i keqi, dhe i shëmtuari”, “ Unforgiven”, “Mystic river”, “Gran Torino”, “Million dollar baby”, si dhe filmi i tij i fundit “Invictus”, ku interpretojnë Matt Demon dhe Morgan Freeman në rolin e Nelson Mandelës.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të interpretonte një tjetër film me kaubojsa, Eastvood thotë se : “ Është një zhanër i mirë, më pëlqen; skenari i filmit “Unforgiven” ishte diçka e mirë, nëse lexoj diçka më të mirë se ky skenar edhe mundte të xhiroj një film tjetër”.

Aktori 79 vjeçar thotë se profesioni i aktorit nuk njeh moshë. Është publiku ai që të mban, ose që të nxjerrë nga ky profesion, pavarësisht moshës.

*******

Filmi “The Twilight Saga-New Moon”, është një ndër filmat që ka thyer rekordin e shitjeve të biletave në rang kombëtar. Vetëm gjatë një dite të shfaqes së tij në kinema, ky film ka grumbulluar rreth 72.7 milion dollarë. Një nga aktorët më të diskutuar rreth të cilit, media spekulloi dhe për një largim të mundshëm, ishte aktori Taylor Lautner. Por vetë aktori i mohon këto zëra, madje regon se si ka arritur që të jetë një pjesë e rëndësishme e sagës së famshme.

“Kam shtuar rreth 30 paund për këtë rrol, që të isha në përputhje të plotë me karakterin e ujkut Jakob”– thotë ai

“The Twilight Saga - Eclips”, seria e tretë sagës The Twilight” , është parashikuar që të dalë në kinema në 30 qershor të 2010.

*****

Toby Meguaire, Natalie Portman dhe Jake Gllyenhaal, interpretojnë në filmin “Brothers”, i cli trajton një dramë familjare e lidhur me luftën në Afganistan. Nga sot ky film është në kinematë amarikane.

Filmi përshkruan historinë e kapitetin Sam Cahill, një marins, i cili bie në duart e armikut ditën që do të kthehej në shtëpi mbas përfundimit të misionit, ai bie në duart e armikut.

I gjendur përballë vdekjes, ai rrëfen një sekret që rëndon në ndrëgjegjen e tij, dhe që e bën të jetë tjetër njeri kur ktheht në familjen e tij në Amerikë, një njeri dyshues dhe i mbushur me xhelozi për gruan e tij.

Skena e shpërthimit të xhelozisë së tij, pasi dyshon se gruaja e tij ka një lidhje me vëllanë e tij, është një prej skenave më të realizuara të filmit.

Aktorja Portman thotë për këtë skenë:

“Tobey është mjaft i disiplinuar dhe i përqëndruar në rrolin e tij, dhe arrin të jetë krejtësisht i përfshirë në karakterin e tij. Më dukej si skenë jete dhe jo një xhirim filmi kjo skenë” – thotë ajo.

Si aktori Toby Maguire dhe aktorja Naatali Portman, kanë zhvilluar biseda paraprake me personazhe të vërtetë, që kanë pasur familjarë të tyre në luftë, për të kuptuar më nga afër pasojat sociale që shkakton presioni i luftës, tek individët dhe familjet e tyre.//rd//

XS
SM
MD
LG