Lidhje

Analistët për situatën politike në Shqipëri


Opinioni publik dhe studiues të jetës politike në vend po ndjekin me shqetësim tensionimin e ri të marrëdhënieve mes partive kryesore politike, me kërkesat për largim të qeverisë nga njëra anë, dhe me akuza për korrupsion me ndërtimet në anën tjetër. Një pjesë e analistëve politikë pohojnë se bojkotimi i parlamentit nga opozita socialiste ka ashpërsuar qëndrimet e të dyja palëve. Ata shohin me shqetësim faktin që dialogu mes forcave politike nuk po zhvillohet në parlament, dhe kjo i zhvendos në rrugë zhvillimet dhe zgjidhjet politike. Korrespondenti ynë në Tiranë, Ilirian Agolli bisedoi me dy analistë.

XS
SM
MD
LG