Lidhje

Rumania voton në balotazhin presidencial


Rumania zhvilloi sot balotazhin presidencial, në të cilin presidenti i qendrës Trajan Basesku u përball me rivalin Mircea Xhoana.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se gjatë 9 orëve të para të balotazhit të sotëm morën pjesë mbi 40 për qind të votuesve të regjistruar. Rezultati zyrtar i votimeve të sotme pritet nesër.

Zoti Basesku fitoi me një epërsi të vogël raundin e parë më 22 nëntor me 32,5 përqind të votave, ndërsa zoti Xhoana, i cili udhëheq social demokratët e majtë mori 31,15 përqind.

Megjithatë, zoti Xhoana konsiderohet si favoriti në raundin e dytë sipas një ankete të opinionit publik të kryer nga instituti Insomar, i cili parashikoi se ai do të fitojë 54 përqind të votave.

Të dy kandidatët kanë premtuar ta nxjerrin Rumaninë nga kriza politike e ekonomike si dhe të luftojnë korrupsionin dhe të rivendosin besimin e publikut. Analistët thonë se gara është shumëe ngushtë për t’u parashikuar.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë mbikqyrur zgjedhjet. Ata shtynë dhënien e një huaje prej 30 milion dollarësh për Rumaninë, pas rënies së koalicionit të qendrës së majtë në muajin tetor. (ze)

XS
SM
MD
LG