Lidhje

GJND: Fillon java e dytë e procesit për shqyrtimin e pavarësisë


Në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, sot ka filluar javë e dytë e procesit të shqyrtimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, me paraqitjet e Kinës e Qipros kundër saj dhe Danimarkës e Kroacisë në favor të pavarësisë së Kosovës. Dita e nesërme pritet me interesim të posaçëm meqë argumentet e tyre do t’i paraqesin Rusia e cila mbështetë Serbinë dhe Shtetet e Bashkuara që janë mbështetësit kryesor të Kosovës.

XS
SM
MD
LG