Lidhje

Policia iraniane qëllon në ajër për të shpërndarë protestuesit


Policia iraniane qëlloi në ajër dhe përdori shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit e opozitës në Teheran që demonstronin me rastin e Ditës Kombëtare të Studentëve.

Sipas dëshmitarëve, protestuesit ishin mbledhur nëpër rrugë dhe në universitete të kryeqytetit duke thirrur “vdekje diktatorit,” një referencë kjo për udhëheqjen iraniane. Për protesta u njoftua edhe në qytetet Mash-had, Kerman dhe Isfahan.

Policia dhe milicia Basixh i sulmoi protestuesit në Teheran, duke i detyruar demonstruesit të shpërndahen dhe pastaj të rigrupohen në rrugët aty pranë. Forcat e sigurimit rrethuan edhe Universitetin e Teheranit për të mos lejuar që reformistët të bashkohen me studentët.

Udhëheqësi i opozitës, Mir Hosein Musavi bëri një deklaratë në faqen e tij të internetit ku thoshte se qeveria po humbet legjitimitetin duke luftuar me njerëzit në rrugë dhe duke u përpjekur t’u mbyllë gojën studentëve. //ii

XS
SM
MD
LG