Lidhje

Punimet në konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike


Miliarderi amerikan, Xhorxh Sorros, thotë se 10 miliardë dollarët e propozuara nga vendet e pasura për të ndihmuar vendet e varfëra të marrim masa për mbrojtjen e mjedisit në tre vjetët e ardhëshëm nuk janë të mjaftueshme.

Duke folur sot në Konferencën e Klimës në Kopenhagë, zoti Sorros, sugjeroi që vendet më të pasura të botës të kontribuojnë 100 miliardë dollarë nga një fond rezervë i FMN-së për të investuar në mbrojtjen e pyjeve dhe për bujqësinë e vendeve në zhvillim.

Paratë do të merren nga fondi prej më tepër se 283 miliardë dollarësh i krijuar në muajin gusht nga FMN-ja, për t’i ndihmuar vendet e pasura të rimëkëmben nga recesioni i ekonomisë globale. Por zoti Sorros thotë se pjesa më e madhe e këtij fondi aktualisht ndodhet në nje llogari rezervë.

Negociatorët nga 192 vende të botës janë mbledhur në Kopenhagë, në përpjekje për hartimin e një traktati pët ngrohjwn globale që balancon shqetësimet ekonomike të vendeve të pasura me kërkesat e vedneve në zhvillim, që thonë se do të përjetojnë pasojat më të mëdha nga ngrohja e planetit.

XS
SM
MD
LG