Lidhje

Kai Aide nuk do ta rinovojë kontratën me OKB-në për Afganistanin


Zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan nuk do ta rinovojë kontratën e tij kur ajo të përfundojë në muajin mars. Një zëdhënës i OKB-së në Nju Jork tha se diplomati norvegjez Kai Eide nuk po kërkon dorëheqjen dhe se ai po i përmbahet afatit që paraqiti kur e mori detyrën në vitin 2008.

Zoti Eide është ndeshur me kritika për efektshmërinë e punës, si dhe me akuzat se nuk tregoi forcën e duhur ndaj manipulimeve në zgjedhjet presidenciale të gushtit. Por zoti Aide tha në një intervistë për Associated Press se kundërthëniet lidhur me zgjedhjet nuk kanë patur ndikim tek vendimi i tij dhe se ai kishte planifikuar të qëndronte për dy vjet në detyrë, ashtu sikurse paraardhësit e tij.//lk

XS
SM
MD
LG