Lidhje

SHBA: Banka Botërore dhe lufta kundër virusit  HIV- AIDS


Në Bankën Botërore në Uashington, disa ekspertë të njohur theksuan arritjet dhe sfidat për vendet që përballen me problemin e Sidës dhe Hiv-it. Banka ka përqafuar objektivin e OKB-së për frenimin dhe sprapsjen e sëmundjes deri në vitin 2015.

Beldina Atieno është një e mbijetuar. 9 vjet më parë kjo keniane u testua pozitive nga Hiv-i. I shoqi e la me një bebe po me Hiv dhe me dy fëmijë të tjerë. Dy vjet më pas ajo u diagnostikua me sidë por nuk e lëshoi veten.

"Arrita në fakt ta zbus virusin. Unë si të thuash flas me virusin dhe të dy biem dakord se si duhet të jetojmë." - thotë ajo

Kur e motra e saj vdiq nga sida, Atieno filloi të kujdesej për 4 fëmijët e së motrës.

"Nëse nuk e je vendosur, atëhere më vjen keq por nuk reziston dot. Në fillim të duhet të kesh vendosmërinë për të jetuar, pastaj të tjerat."

Virusi i Beldinas reagoi ndaj trajtimit anti-retroviral të vënë në dispozicion nga Fondi Global, një organizatë publike dhe private që jep para për të luftuar sidën.

Ajo erdhi nga vendi i saj Kenia për të folur në një kobnferencë të Bankës Botërore në Uashington.

"Ju lutem mos na lini në baltë. Ne po luftojmë për të mbetur gjallë."

Si Atieno ka 33 milion njerëz që jetojnë me Hiv ose me sidë.

Ekspertët thonë se duhen më shumë fonde për parandalimin dhe kurimin e sëmundjes.

Fondi Global kërkon që vendet e ndryshme të japin 0,7 përqind të prodhimit kombëtar bruto për të luftuar sëmundjen.

Organizatorët shpresojnë gjithashtu të përdorin mënyra novatore për grumbullim fondesh si këto lidhëse këpucës që shiten nga firma Nike.

Fondi Global shpërndan një të katërtën e të gjitha fondeve ndërkombëtare për sidën, duke mbështetur trajtimin e 2,5 milion njerëzve në të gjithë botën.

"Ti përgjigjsh sfidave të zhvillimit, kjo është çështje e të gjithë shoqërisë jo vetëm e qeverisë. Prandaj, sektori privat, qytetarët, konsumatori, të gjithë duhet të bashkohen. Është çështje e një solidariteti global."

Zyrtarët theksojnë se uria ndikon negativisht te ilaçet anti retrovirale. Ata thonë se rreziku i prekjes nga sida mund të rritet deri në 36% te njerëzit e uritur.

Sipas ekspertëve, parandalimi është kyçi për të arritur objektivin e OKB-së për frenimin dhe ngadalësimin e përhapjes së sidës deri në vitin 2015.

Kjo përpjekje, thonë ata, fillon me gra si Beldina Atieno.

"Nëse mësojmë t'i themi "jo" seksit të pambrojtur, atëhere aty fillon gjithçka. Kemi mësuar se burrat janë shumë të dobët dhe, kur u thua "jo", kjo ndikon tek ata. Pra gjithçka fillon me ne gratë."


Sipas programit të OKB-së për sidën, rastet e reja me Hiv u pakësuan 17% gjatë 8 viteve të fundit. Njëri nga pjesmarrësit tha se objektivi për vitin tjetër është transformimi i këtyre sukseseve në një hop të ri. //mm//

XS
SM
MD
LG