Lidhje

Fitzgerald: Gjendja e sigurisë në Kosovë, e qendrueshme


Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali amerikan Mark Fitzgerald e ka vlerësuar si të qëndrueshme gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe ka përjashtuar çdo mundësi që ajo të kërcënohet nga ndonjë veprim i jashtëm. Gjatë një vizite në Prishtinë ai tha se muajin e ardhshëm në Kosovë do të mbeten 10 mijë trupa të NATO-s nga rreth 14 mijë sa janë aktualisht, ndërsa shkurtimet e mëtejme do të varen nga zhvillimet gjatë vitit 2010.

XS
SM
MD
LG