Lidhje

Konferenca e OKB-se për klimën


Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kryeministri etiopian Meles Zenavi deklaruan sot se anëtarët e Bashkimit Evropian dhe vendet afrikane kishin rënë dakord në parim për reduktimin e çlirimit të gazit karbonik.

Të dy udhëheqësit u bënë thirrje vendeve të tjera që të bien dakord me kushtet që ata paraqitën në një deklaratë të përbashkët që nxorrën sot në konferencën për ndryshimet klimatike në Kopenhagë.

Franca dhe Etiopia, e cila përfaqëson Afrikën po bëjnë thirrje për reforma dhe nisma që përfshijnë përgjysminin e sasisë së çliruar të dioksidit të karbonit deri në vitin 2050 dhe një fond prej 30 miliardë dollarësh që do të përdoret pjesërisht për të luftuar shpyllëzimin në vendet në zhvillim.

Ndërkohë, Kina po akuzon vendet në zhvillim se po tërhiqen nga disa premtime për të ndihmuar vendet e varfra të marrrin masa kundër ngrohjes globale.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze tha sot në Pekin se mbështetja financiare është "një kusht vendimtar" për sukses në takimin e nivelit të lartë për klimën në Kopenhagë.

Ajo thotë se fondet e premtuara nga vendet e zhvilluara deri tani, ende nuk janë në nivelin që kishin shpresuar vendet në zhvillim.


XS
SM
MD
LG