Lidhje

Qendrat e kujdesit intensiv, rrezik infeksionesh. EKG për fëmijët atletë


http://astritlulushi.wordpress.com/

Qendrat e kujdesit intensiv, rrezik infeksionesh

Qëndrimi në spital nën kujdes intensiv mund të jetë dy here i rrezikshëm. Një studim ku u përfshinë më shumë se 1 mijë spitale nga mbarë bota tregon se rreth 15 përqind e pacientëve në kujdes intensiv marrin infeksione që shtojnë rrezikun e tyre për të vdekur.

Vetëm personat që janë shumë të sëmurë pranohen në qëndrat e kujdesit intensiv. Ata janë pacientë, sistemet imune të cilëve mund të jenë të brishtë, ose pacientë që mund të jenë në prag të vdekjes. Studimi vëzhgoi brenda një dite të vetme më shumë se 1.200 qendra të kujdesit intensiv në 75 vende të botës.

Doktor John Marshall i universitetit të Torontos thotë se përveç rrezikut të sëmundjes që i bën pacientët të mbahen në qendrat e kujdesit intensiv, kur shtrohen aty, ky rrezik rritet 50 përqind për shkak të infeksioneve që mund të marrin.

Doktor Marshall është një prej autorëve të studimit. Ai dhe kolegët e tij vunë re se më shumë se gjysma e 14 mijë pacientëve në studim u prekën nga infeksione ndërsa mbaheshin në pavione të kujdesit intensiv. Të dhënat tregojnë se rreziku i vdekjes për këta pacientë u shtua 50 përqind, vetëm për shkak të infeksionit të marrë.

Doktor Marshall thotë se 60 për qind të infeksioneve ishin në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes, 20 për qind ishin infeksione në zorrë e stomak dhe rreth 15 për qind ishin infeksione në kanalin urinar. "

Por dy rezultatet e tjera të rëndësishme dolën nga ky studim; pacientët të cilët qëndruan shtatë ditët në qëndrat e kujdesit intensiv kishin të ngjarë të infektoheshin më shumë; dhe pacientët në vendet në zhvillim ishin më në rrezik të prekeshin nga këto infektime, në krahasim me pacientët në vendet e zhvilluara.

Autorët e studimit shpresojnë se këto rezultate do të ndikojnë në parandalimin e infeksioneve dhe menaxhimin më të mirë të qëndrave të kujdesit intensiv.

Nevojë për EKG për fëmijët atletë

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga debatet nëse atletët e rinj duhet t’u nënshtrohen ekzaminimit të detyrueshëm shëndetësor për sëmundje në zemër, para se të merren me veprimtari sportive. Ndërsa një studim nga disa mjekë në Teksas ka arritur në përfundimin se të gjithë fëmijët, atletët apo jo, duhet të kontrollohen nga mjeku.

Brandon Williams ishte vetëm 13 vjeç kur ai pësoi një goditje fatale zemër. Austin Sergev ishte edhe më i ri - vetëm 11 vjeç - kur zemra e tij pushoi së rrahuri. Fëmijë edhe më të rinj - 8 vjeç - kanë përjetuar pushim të papritur zemre.

Në Itali, atletët e rinj kryejnë një ekzaminim të plotë mjekësor që përfshinë elektro-kardiogramin. Këto masa kanë pakësuar numrin e rasteve të ndalimit të papritur të zemrës tek këta atletët.

Programe të tilla për kontrolle paraprake mjekësore janë pak të përhapur në Shtetet e Bashkuara. Por tani një grup mjekësh në Teksas po e ndryshon këtë prirje, duke vendosur aparate elektro-kardiogrami në palestrat e shkollave.

Ndalimi i papritur i zemrës zemër ndodh përafërsisht në 1 mes 100.000 nxënësve çdo vit. Ky është një numër relativisht i ulët në krahasim me vdekjet nga sëmundje të tjera, por mund të konsiderohet edhe i lartë, pasi askush nuk duhet të vdesë për shkak të moskujdesit. Kardiologët nga Teksasi po përpiqen t’a zgjerojnë këtë program për të përfshirë të gjithë nxënësit e shkollave.

Doktor Higgins thotë se rezultatet e deri tanishme kanë nxjerrë në pah nevojën për kontrollin e zemrës, përveç kujdesit rregullt pediatrik. Ai dhe grupi i kardiologëve po ekzaminon të gjithë nxënësit, dhe jo vetëm ata që janë të interesuar për t’u marrë me sport. Dr Higgins dëshiron t’a zgjerojë këtë program për të gjitha klasat e gjashta në Teksas. Nga 94 fëmijë që u ekzaminuan pranverën e kaluar, 7 kishin sëmundje të padiagnostikuara të zemrës dhe 2 patën nevojë për ndërhyrje kirugjike. Dhe këto u zbuluan falë kontrollit paraprak nëpërmjet elektro-kardiogramit në palestrat sportive.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG