Lidhje

Mjekët këshillojnë Berluskonin të anulojë aktivitetet për 2 javë


Mjekët po e këshillojnë kryeministrin italian Silvio Berlusconi t’i anulojë të gjitha aktivitetet publike gjatë dy javëve të ardhshme.

Udhëheqësi 73-vjeçar po kurohet në një spital të Milanos, pas incidentit të së dielës, kur u godit nga një person me një suvenir prej metali.

Një mjek i spitalit San Rafaele tha sot se zoti Berlusconi vazhdon të ketë dhimbje dhe vështirësi në të ngrënë. Mjeku tha se kryeministri mund të dalë nga spitali nesër.

Zoti Berlusconi i dërgoi një mesazh përkrahësve të tij sot, duke i falënderuar për urimet për shërim të shpejtë. Në mesazhin e vendosur në faqen e internetit të partisë së tij, thuhet “Dashuria gjithmonë triumfon mbi urrejtjen dhe cmirën”.

Policia e ka arrestuar 42-vjeçarin Massimo Tartaglia për sulmin që i shkaktoi kryeministrit italian thyerje në hundë dhe dy dhëmbë të thyer. Ministri i brendshëm i Italisë Roberto Maroni tha sot se Tartaglia kishte spërkatës me piper dhe një kryq, ndërsa priste të dilte kryeministri. //ii

XS
SM
MD
LG