Lidhje

Shqipëri: 13 % rritja mesatare e çmimit të energjisë


Në Shqipëri, Enti Rregullator i Energjisë vendosi sot që rritja mesatare e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë të jetë në masën 13 përqind.

Sipas vendimit te marrë nga Enti, do të vazhdojë të ruhet struktura me dy shkallë e çmimit të energjisë. Kështu për konsumin deri në 300 kilovat/orë, çmimi do të bëhet nga 7 lekë në 7.7 lekë ndërsa mbi këtë nivel konsumi, cmimi nga 12 lekë për Kilovat orë bëhet 13.7. Rritje çmimi është vendosur edhe për kategoritë e ndryshme të biznesit, ku ulje ka pësuar vetëm çmimi i furnizimit për furrat e bukës.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i cili tashmë administrohet nga një kompani çeke, kishte kërkuar një rritje cmimi prej 24 përqind, duke deklaruar se në kontratën e blerjes së shoqërisë, është e përfshirë edhe një marrëveshje me qeverinë shqiptare për një rritje të çmimit të energjisë në katër vitet e ardhshme. //ii

XS
SM
MD
LG