Lidhje

Marrëveshje e bashkëpunimit ekonomik Shkup-Prishtinë


Ministrat e Ekonomisë të Maqedonisë dhe Kosovës nënshkruan sot në Shkup një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik. Kjo është marrëveshja e parë zyrtare në fushën e ekonomisë pas njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shkupit dhe Prishtinës. Dy ministrat shpresojnë për një zhvillim më të madh ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve. Ndërkohë, në një zhvillim tjetër, partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim po përgatitet për Kongresin e dytë që do ta mbajë këtë të shtunë.

XS
SM
MD
LG