Lidhje

Autoritetet serbe, amerikane identifikojnë personin pas kërcënimeve


Autoritetet serbe dhe ato amerikane kanë identifikuar një person të dyshuar se i ka dërguar mesazhe kërcënimi me vdekje Presidentit serb Boris Tadiç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë serbë, si një qytetar serb, i cili jeton në qytetin e Çikagos.

Sipas radios serbe B-92, shefi i policisë, Milorad Veljoviç, tha se i dyshuari i ka dërguar letra kërcënuese vitet e fundit zotit Tadiç, prokurorit për krime lufte Vladimir Vukcevic dhe Kryetares së Gjykatës së Lartë, Nata Mesaroviç.

Zoti Tadic dhe zyrtarë të tjerë janë zotuar se do të vihen në kërkim të të akuzuarve që nga kola e luftrave ballkanike të viteve '90, që janë në arrati, mes tyre edhe komandanti i serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladic.

Shefi i policisë Veljoviç tha se zyrtarët e lartë amerikanë e ata serbë do të vendosin nëse i dyshuari do t'i nënshtrohet procesit gjyqësor në Shtetet e Bashkuara, apo në se do të ekstradohet në Serbi. Oficeri i policisë nuk e identifikoi personin e dyshuar.


XS
SM
MD
LG