Lidhje

Itali: Arrestohet një person në spitalin ku ndodhet Berluskoni


Policia në Itali ka ndaluar një person pranë dhomës së spitalit ku ndodhet kryeministri Silvio Berluskoni, i cili po mjekohet pas sulmit të së dielës, ku pësoi thyerje të hundës dhe të dy dhëmbëve.

Policia tha se u detyrua ta ndalojë me forcë personin i cili kishte hyrë në katin e shtatë të spitalit të Milanos, ku është shtruar zoti Berlusconi. Sipas zyrtarëve, ai u kishte thënë se donte të fliste me kryeministrin.

Policia tha se 26-vjeçari ishte i paarmatosur kur e arrestuan, por vuan nga probleme mendore.

Të dielën zoti Berluskoni u godit me një statujë të vogël nga një person, i identifikuar si 42-vjeçari Massimo Tartaglia, i cili gjithashtu thuhet se ka patur probleme mendore. //ii

XS
SM
MD
LG