Lidhje

Kosovë: Arrestohen 7 persona nën akuzat për trafikim


Në Kosovë, shtatë persona janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët të EULEX-it dhe policisë vendase nën dyshimin për përfshirje në trafikim me njerëz dhe krim të organizuar. Një pjesë e tyre dyshohet se janë të përfshirë drejtpërdrejtë në trafikimin e një grupi shtetasish të Kosovës, të cilët në tetor të këtij viti humbën jetën në lumin Tisa që shtrihet në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

XS
SM
MD
LG