Lidhje

Papandreu: Do ta nxjerr vendin nga kriza financiare


Kryeministri grek Jorgo Papandreu tha se do ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike pavarësisht nga përpjekjet që do të nevojiten.

Zoti Papandreu i tha agjencisë së lajmeve Asosiejtid Pres dje se ai ka objektiva shumë specifike se si do të veprojë për të ulur borxhin masiv të Greqisë prej 440 miliard dollarësh.

Ai tha se planet e tij do të trajtojnë çështjet kryesore që prekin ekonominë greke, duke përfshirë mospagimin e taksave në masë të gjerë, dhe korrupsionin e madh, si dhe do të shkurtojë shpenzimet.

Borxhi prej 440 miliard dollarësh përbën krizën më të madhe financiare në historinë e Greqisë moderne. Ai kërcënon të ulë vlerën e Euros, çka ka shkaktuar edhe shqetësim mes 16 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që përdorin këtë monedhë.

XS
SM
MD
LG