Lidhje

Një histori ribashkimi në Facebook


Një grua e re amerikane arriti të gjejë nëpërmjet Facebook-ut dy njerëz që e gjetën atë 20 vjet më parë të braktisur në portën e një shtëpie.

Mes rreth 350 milionë njerëzve të përdorin Facebook-un, gazeta Washington Post shkruan se studentja Mia Fleming gjeti emrat e dy personave në këtë faqe sociale të Internetit dhe pyeti nëse ata ishin Kristofer Astel dhe Emili Janiç, adoleshentët që e gjetën atë kur ishte bebe 20 vjet më parë. Ata mbetën të mahnitur.

Gazeta citon Janiç, e cila e përshkruan kontaktin si një “mrekulli”, ndërsa Astel si “dhuratën më të mirë të Krishtlindjes” që ka marrë ndonjëherë.

Washington Post shkruan se Mia, e cila atëhere ishte më pak se 12 orëshe kur u braktisën u adoptua nga një çift britanik në Virxhinian Veriore.

Sipas gazetës, Mia i mësoi emrat e fëmijëve që e shpëtuan duke prerë artikuj gazetash lidhur me historinë e saj dhe ishte përpjekur prej vitesh t’i gjente ata.

Më në fund, ajo arriti me sukses të gjente Emilinë në Facebook, e cila kishte emrin e një shoku të saj, Kris Astel, në faqen e saj, duke i dhënë kështu fund kërkimit të saj të gjatë për adoleshentët që e gjetën atë në një mbrëmje vere të vitit 1989, kur po ktheheshin nga shkolla.

XS
SM
MD
LG