Lidhje

Fuqizimi i pushtetit të Vladimir Putinit në Rusi, gjatë vitit 2009


Për Rusinë, dekada e parë e shkekullit të 21-të ka qenë e qëndrueshme dhe e begatë. Ajo ka qenë gjithashtu një periudhë kur Vladimir Putin, nga një i panjohur, u bë ndër njerëzit më të fuqishëm të botës. Përkrahësit ia njohin atij meritën për shpëtimin e ekonomisë ruse të rrënuar gjatë komunizimit, si dhe kthimin e krenarisë kombëtare për rusët. Kritikët thonë se çmimi për këtë ka qenë tepër i lartë: hapa prapa në reformat demokratike dhe kufizim i fjalës së lirë me masa shtypëse.

Në Rusi, të pasurit dhe dhe famshmit kanë një dekadë që gëzojnë begati dhe lavdi. Megjithë krizën financiare, rezervat e gazit që ka vendi kanë ndikuar pozitivisht në ekonominë e vendit. Çmimet “Woman of the Year”, Gruaja e vitit, e revistës Glamour ishin yje të televizionit, këngëtarë, edhe kampionë olimpikë të baletit në akull - një klasë që ka lulëzuar gjatë këtyre viteve. Cilësia e jetës në qytetet e mëdha është përmirësuar në mënyrë dramatike që nga viti 1999. Gazeta Vogue hyri për herë të parë në Rusi në fundin e viteve ’90. Kryeredaktorja, Alyona Doletskaya, thotë se dekada e fundit ka sjellë kamje dhe besim për shumë rusë.

“Shumë njerëz kanë punë, besim në të ardhmen, e di që kjo ngjan si një deklaratë politike, por është me të vërtetë kështu, këtë mund ta ndjesh në qytetet e mëdha, që kanë përjetuar një influks të jashtëzakonshëm parash.”- thotë ajo

E gjithë kjo i dedikohet një personi të vetëm, - Vladimir Putin-it.

Një kombinim i një njeriu të fuqishëm dhe një burri shteti, presidentit të mëparshëm dhe kryeministrit aktual, i cili e ka mëkëmbur Rusinë nga gërmadhat e fundit të viteve ’90. Dhe sipas revistës Forbes, ai është njeriu i tretë më i fuqishëm i planetit.

...10 vjet më parë ai ishte i panjohur. Presidenti rus Boris Jelcin e çuditi botën kur kërkoi dorëheqjen vigjiljen e Vitit të Ri 1999. Në vend të tij ai propozoi Vladimir Putin-in, njeriun që vetëm disa muaj më parë e kishte caktuar kryeministër. Në ditët pas emërimit të tij si President në detyrë, Putin zhvilloi takime me politikanët kryesorë të vendit. Një prej tyre ishte Vladimir Ryzhkov, një yll në rritje në skenën politike të Rusisë. Këto ditë Ryzhkov është jashtë politikës, por ai kujton optimizmin që ndjenin ai dhe politikanë të tjerë liberalë në fillim të shekullit të ri.

Edhe psenë vitet’90 u bënë gabime, në Rusi’ kishte liri fjale, ishte krijuar një sistem i vërtetë shumëpartiak, kishte një opozitë, kishte federalizëm dhe pavarësia e rajoneve ishte forcuar; modeli rus i ekonomisë ishte tërheqës, ne kishim ekonomi tregu me një të ardhme të mirë.

Disa muaj më vonë Putini siguroi një fitore të ndjeshme në zgjedhje. Shumë besonin se ish-agjenti i KGB-së do të ishte një kukull në duart e ekipit të Jelcinit dhe e oligarkëve të fuqishëm, por ai shumë shpejt tregoi se kishte ide të ndryshme. Putini i ri dhe energjik ishte i vendosur t’i jepte fund kaosit dhe paqëndrueshërisë që simbolizonte vitet e fundit të sundimit të Jelcinit. Ai arriti ta shndërrojë DUMË-n, nga një Parlament shpeshherë skenë e anarkisë, nën kontrollin e tij. Më vonë ai hoqi dorë nga zgjedhja e drejtpërdrejtë e guvernatorëve rajonalë.

...Pastaj i erdhi radha medias ruse. Dy nga kanalet kryesore televizive të vendit ishin pronë e oligarkëve rusë dhe ato kishin qenë tepër kritike ndaj regjimit të Jelcinit, sidomos ndaj luftës në Çeçeni.

Putin e kuptoi seshumica e rusëvei merrnin lajmet ngatelevizioni kombëtar, prandaj dhe i vuri ato përsëri nën kontrollin shtetëror.

Por prova e vërtetë e vendosmërisë së Putinit për të ndryshuar epokën e paraardhësit të tij, Jelcinit, ishte politika e ndjekur ndaj oligarkëve të fuqishëm rusë, ata që Jelcini i kishte ndihmuar të pasuroheshin në këmbim të përkrahjes për të.

Putin bëri një marrëveshje me ta, sipas së cilës, ata mund ta mbanin pushtetin ekonomik, me kusht që të largoheshin nga politika. Të gjithë e pranuan këtë kusht, me përjashtim të Mihaik Kodorkovskit, njeriut më të pasur të Rusisë, pronar i kompanaisë së naftës Yukos. Nuk zgjati shumë dhe ylli i Khodorovskit perëndoi. Në vitin 2005 ai u dënua me 9 vjet burgim për mashtrime me taksat. Oligarkë të tjerë rusë, ose janë larguar nga Rusia, ose kanë qëndruar,... por duke mbështetur Kremlinin.

Por ndërsa Putini ushtroi kontroll në jetën politike të vendit, jeta e njeriut mesatar rus u përmirësua. Kryesisht në saje të rritjes së madhe të çmimit të gazit dhe të naftës, shumë rusë u pasuruan dhe në qytete e mëdha u krijua një klasë e re e mesme.

Shumë pak vetë donin t’ja dinin se begatia vinte në kurriz të lirisë politike. Putin u rizgjodh me një numër dërrmues votash në vitin 2004. Ndërsa klasa e mesme dhe e lartë ruse vazhdonte të pasurohej, Putini ju kundërvu opozitës liberale. Sipas Organiztës Freedom House, që nga koha e ardhjes në pushtet të Putinit, 16 gazetarë janë vrarë dhe vetëm një rast është zbardhur. Rasti më flagrant ishte ai i vrasjes së Ana Politkovskaja-s, gazetare e njohuur, kritike e regjimit. Çdo protestë e opozitës pa lejen e qeverisë shtypet me dhunë nga policia.

Allison Gill, Drejtoreshë e Human Righst Watch në Rusi thotë se situata për opozitën është vështirësuar së tepërmi nën sundimin e Vladimir Putinit.

"Unë mendoj se situata është keqësuar. 10 vjet më parë në Rusi funksiononin institucionet demokratike, ndoshta ato ishin të dobëta, disa prej tyre të korruptuara, por ato po fillonin të shfaqeshin si institucione të pavarura. 10 vjet më parë aktivistët e shoqërisë civile nuk vriteshin dhe gjendja e shtypit ishte shumë më e mirë. " - thotë ajo

Vladimir Putin i dha fund sundimit të tij si president i Rusisë në vitin 2008. Pasuesi i zgjedhur prej tij, Dmitri Medvedev, i fitoi me shumicë dërrmuese zgjedhjet. Shumë liberalë rusë mendonin se Medvedevi, më i i ri në moshë, mund të largohej nga politikat e ashpëra të Putinit, por përkundrazi, ai e emëroi Putinin kryeministër.

Gjatë një viti e gjysëm, Putin ka vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes dhe kushdo e kupton se ai vazhdon të drejtojë vendin nga zyra e tij.

Vladimir Ryzkhov thotë se pak shpresë ka për të ardhmen e Rusisë, sa kohë që Putin është akoma në pushtet.//mm//

XS
SM
MD
LG