Lidhje

Senatori Ben Nelson, vota e 60-të pro reformës shëndetësore


Senatori konservator demokrat, Ben Nelson, ka rënë dakord të japë votën kyçe të 60-të për miratimin e paketës për reformimin e kujdesit shëndetsor.

Senatori Nelson nga Nebraska u tha gazetarëve në Kongres se kishte rënë dakord për të votuar për projet-ligjin, pas negociatave të gjatë me udhëheqësit demokratë të Senatit, që vazhduan deri mbrëmë vonë.

Senatori Nelson, i cili është kundër abortit, njoftoi qëndrimin e tij pasi udhëheqësi i shumicës demokrate, senatori Harry Reid ra dakord të përfshinte në projekt-ligj kufizime më të shumta për abortin në praktikat e kompanive të sigurimit.

Mbështetja e senatorit Nelson bën që demokratët të kenë numrin e votave të nevojshme për t’i dhënë fund debatit dhe për të parandaluar përpjekjet e republikanëve për zgjatjen e debatit.

Me anë të një deklarate të shkurtër për gazetarët, Presidenti Obama falenderoi senatorët dhe tha se publiku amerikan do të marë votën që meriton.//mm//

XS
SM
MD
LG