Lidhje

Zhvillimet në Iran gjatë 2009-ës


2009 shënoi 30 vjetorin e rënies së Shahut të Iranit dhe vendosjen e një republike të re islamike që zëvendësoi monarkinë.

Por zgjedhjet e debatueshme presidenciale në 2009 nxitën demonstratat më të mëdha anti-qeveritare në Iran që nga revolucioni islamik. Le t’u hedhim një vështrim zhvillimeve të vitit 2009 në Iran.

Xhirimi me telefon celurar i vrasjes në sheshin Neda Agha-Soltan në Teheran u bë një imazh domethënës i protestave kundër shtypjes ashtu si dhe filmimi i një të riu anonin të tankeve në Sheshin Tien-An-Men të Pekinit 20 vjet më parë. Protestat shpërthyen pasi në zgjedhjet presidenciale të qershorit u shpall fitues me shumicë të madhe votash Mahmud Ahmadinexhadi ndaj rivalit të tij kryesor, Mir Hosein Musavi.

Reformistët protestuan ndaj rezultateve duke thënë se votat u manipuluan dhe dolën në demonstrata nëpër rrugë.

Qeveria u përgjegj me një goditje masive arrestimesh dhe gjyqesh.

Protestat u shuan, por ende ka patur shpërthime sporadike. Trita Parsi, kryetar i Këshillit Kombëtar Iraniano-Amerikan, thotë se zëmërimi i reformistëve dhe pakënaqësitë në rritje mund të bëhen shkak për trazira në vitet e ardhëshme."Në Iran situata është tepër e nderë. Natyrisht, një nga problemet është nëse opozita do të fillojë të flasë për këtë me një gjuhë që bëhet kërcënuese për ekzistencën e qeverisë, atë here qeveria mund të mendojë se nuk ka rrugë tjetër veç goditjes së opozitës”.

Protestat i vështirësuan planet e Presidentit Obama për t’u afruar me Teheranin dhe përgjigjen e Iranit, veçanërisht për çështjen sensitive bërthamore.

Irani vazhdon të këmbëngulë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore. Në tetor, Irani u duk se më në fund ra dakord në parim që të dërgonte materialin e tij bërthamor për t’u pasuruar në një vend të tretë.

Por zyrtarët iranianë më pas u tërhoqën nga plani i propozuar. Aleks Vatanka, redaktor i Jane's Islamic Affairs, thotë se nuk është e qartë nëse ky është sinjalizimi i devergjencave mes udhëheqësit suprem, Ajatollah Khamenei, dhe presidentit Ahmadinexhad, ose kjo ishte një taktikë pengimi. "Çështja është se ku qendron keqkuptimi?

A ishin njerëzit e Ahmadinexhadid më të shpejtë për të vendosur një lloj dialogu me perëndimin, gjë që e zëmëroi Khamenein dhe kjo tendencë u ndal në Teheran?

Apo ky ishte një veprim i kalkuluar qëllimisht, një lojë taktike e Iranit, e planifikuar prej kohe”? Cilado qoftë arsyeja, përgjigja e Iranit ka ngjallur diskutime për sanksione të reja si në Kombet e Bashkuara ashtu edhe në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Por analistët thonë se çdo sanksion duhet të llogaritet mirë për të rënduar me qeverinë e Iranit dhe jo ndaj popullit në përgjithësi.

Trita Parsi thotë se sanksionet nuk duhet të rëndojnë as mbi lëvizjen reformiste të opozitës. “Ajo që nuk duhet të ndodhë është vënia e opozitës në kushte të tilla që në vend që të përqendrojë energjitë për të sfiduar Ahmadinexhadin t’i duhet të mbrojë vetveten dhe kredencalet e saj nacionaliste duke kritikuar sanksionet amerikane. Opozita është në pozitë mjaft të vështirë duke luftuar një sistem brutal dhe shtypës”. Por analistët vënë në dukje se Iranit nuk mund t’i vihen sanksione të rënda pa mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës.

Të dy këto vende kanë nguruar t’i mbështesin masa të tilla. //rd//

XS
SM
MD
LG