Lidhje

Protesta e opozitës në Tiranë


Në Shqipëri partia socialiste organizoi sot protestën e radhës në Tiranë, ku përkrahësit e saj u mblodhen përpara godinës së parlamentit.

Manifestimi i sotëm (21 dhjetor) i opozitës vjen pas një serie protestash të organizuara gjatë javës së shkuar në disa qytete kryesore të vendit. Përveç kërkesës këmbëngulëse për hapjen e kutive të votimit socialistët po kërkojnë të zgjerojnë motivet e manifestimeve të tyre edhe me çështjet që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve, rritjen e çmimit të energjisë, rritjen e kostos së jetesës dhe varfërisë në vend, sipas tyre. Për socialistët Shqiperia është në një situatë të vështirë ekonomike dhe kolapsi financiar duke bërë përgjegjëse për këtë qeverinë, korrupsionin dhe keqadministrimin e shtetit nga shumica e djathtë, akuzon opozita, akuza të cilat janë konsideruar si pretendime pa bazë nga qeveria. Socialistët janë shprehur të vendosur të vazhdojnë me protestat e tyre për të kërkuar tani largimin e kryeministrit Sali Berisha dhe çdo mundësi dialogu e kanë kushtëzuar me hapjen e kutive të votimit, një kërkesë e konsideruar e papranueshme nga shumica në pushtet. //rd//

XS
SM
MD
LG